SHBA - Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin rrugët, kryesisht ato të brendshme.
Stuhia dimërore shoqëruar me rreshje bore e temperatura të ulta po lëviz në shtetet që shtrihen në brigjet lindore të vendit. Në përfundim të ditës pritet që temperaturat të bien edhe më shumë, duke rritur rrezikun për shdërrimin e korridoreve rrugore, në korridore të rrezikshme me akull.
Sipas Scott Carroll, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Atlanta rreziqet do të jenë më të mëdha në rrugët dytësore, pasi rrugët kryesore janë kryesisht të pastra.
Disa aeroporte përfshirë ai në Atlanta të Xhorxhias dhe Charlotte në Karolinën e Veriut, njoftuan sot për ndërprerje të udhëtimeve.
Disa linja ajrore njoftuan për vonesa disa orëshe.
Deri në mesditën e së shtunës, më shumë se 300 fluturime brenda dhe jashtë aeroportit ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës u anuluan, ndërsa gati 500 të tjera u shtynë, sipas programit të gjurmimit të fluturimeve 'FlightAware'.
Më shumë se 200 fluturime si brenda dhe jashtë qytetit Charlotte u anuluan, dhe pothuajse 200 të tjera, u shtynë./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
51.5%
-
Të gabuar
45.6%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 3931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tragjedi në Alaska, bie avioni, 10 viktima! Asnjë i mbijetuar
8 Shkurt, 07:56
-
Pas 20 janarit, Meksika ka pritur 11 000 emigrantë të dëbuar nga SHBA, presidentja Sheinbaum tregon për rezultatet e marrëveshjes me Trump
8 Shkurt, 07:48
-
Lideri suprem i Iranit hedh poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me SHBA-në
8 Shkurt, 07:12
-
SHBA/ Gjykatësi federal bllokon planin e Trump për të pezulluar mijëra punonjës të USAID-it
8 Shkurt, 07:08
-
Presidenti Trump dhe kryeministri Ishiba rikonfirmojnë lidhjet mes SHBA-së dhe Japonisë
7 Shkurt, 22:58
-
Trump thotë se mund të takohet me Zelenskyn javën e ardhshme
7 Shkurt, 22:11
-
Kritikat e Grenell ndaj Kurtit/ Ilir Aliaj: SHBA do që Kosova të qeveriset nga një koalicion! Ben Andoni: Qasja e Uashingtonit ndaj Prishtinës mund të ketë të papritura
7 Shkurt, 21:53
-
Vetëvendosje mbyll fushatën për zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë! Kurti në siklet, i lutet elektoratit: Aman, mos na lini nën 500 mijë vota! Të tjerët bënë pazare e plaçkitën
7 Shkurt, 21:03
-
Pezullimi i programeve të USAID-it dhe Kina
7 Shkurt, 20:45
-
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump
7 Shkurt, 19:38
-
Kreshnik Spahiu: Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA
7 Shkurt, 18:20
-
SHBA/ Gjykata kufizon përkohësisht qasjen e departamentit të Elon Musk në sistemin e pagesave të Thesarit
7 Shkurt, 17:03