Stuhi e fuqishme në Itali, plagosen
38 punëtorë të një fabrike çeliku

Stuhi e fuqishme në Itali, plagosen <br />38 punëtorë të një fabrike çeliku
ITALI - Një stuhi e fuqishme ka goditur një fabrikë çeliku në Ilva, në pjesën jugore të Italisë të mërkurën, ku kanë mbetur të plagosur rreth 38 punëtorë.

Janë shkatërruar pothuajse të gjitha impiantet, veçanërisht furrat e përpunimit të karbonit dhe të gizës.

Një vinç është gjetur në thellësi të detit nga zhytësit e grupit të shpëtimit në Bari, ndërsa për personin që ndodhej në të nuk asnjë gjurmë deri tani.

Të plagosurit po marrin ndihmën e parë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, dhe asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezik serioz për jetën.

Edhe në Statte, afër Tarantos, stuhia goditi një shkollë ku mbetën të plagosur 6 fëmijë, fatmirësisht pa lëndime serioze.

Stuhia gjithashtu ka goditur edhe portin detar të Tarantos ku janë përmbytur shumë rrugë. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë disa herë për të ndihmuar personat në vështirësi nga koha e keqe.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale