Stuhi gjatë natës në bregdetin e Durrësit, nga e premtja rikthehet plazhi i vjeshtës...Sa shkojnë temperaturat maksimale

Në një komunikim telefonik për Report Tv, Lajda Porja, meteorologe, tha se dita e sotme deri të martën në mesditë do të jetë me reshje intensive shiu, ndërsa në zonat bregdetare, veçanërisht në Adriatik, do të ketë edhe stuhi.

"Parashikohet që të kemi shtim të vranësirave duke sjellë reshje shiu që kanë përfshirë gradualisht vendin. Parashikohet të kemi një fuqizim në orët e pasdites, kryesisht janë të fokusuar në zonat qendrore duke sjellë rrebeshe afatshkurtra. Problematike do të mbetet situata edh gjatë natës. Parashikohet që deri në orët e para të ditës së martë moti të mbetet i paqëndrueshëm në gjithë territorin. Reshjet do të jenë intensive kryesisht në zonat veriore, duke sjellë rrebeshe.

Gjatë këtij 24 orëshi do të ketë forcim të ndjeshëm të erës. Sot në mbrëmje pritet që në disa zona shpejtësia e saj të jetë mbi 60 kilometra në orë, kryesisht në zonat bregdetare. Dhe kryesisht bregdeti i Adriatikut pritet që sonte gjatë natës dhe nesër të ketë stuhi ere duke sjellë kështu probleme me brigjet detare", tha Porja.

Meteorologia shpjegoi sa nga e premtja deri në fund të muajit shtator do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 32 gradë, të favorshme për të bërë edhe plazh, edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë.

"Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve pritet të kenë rënie, mos të jenë jo më shumë se 27. Pritet të kemi përmirësim të përkohshëm të motit, duke filluar që nesër pasdite. Reshjet do të mbeten prezente deri nesër në mesditë. Të mërkurën do të ketë dobësim të ndjeshëm të tyre, shkëputje, dhe do të rikthehen të enjten por me sasi të pakta. Duke filluar nga dita e premte e deri në fund të muajit presim të kemi mot të kthjellët.

Të premten dhe në fundjavë presim të kemi përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave, në zonat bregdetare deri në 31 gradë, të favorshme edhe për të shijuar bregdetin, edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë.  Nga mesi i javës, dhe deri në fund të muajit do të ketë mot të kthjellët në të gjithë vendin ku temperatura maksimale pritet të shkojë deri në 32 gradë", tha për Report Tv, meteorologia Lajda Porja.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën