Në zonën e Maliqit dhe të Pogradecit, shumë fshatra momentalisht janë pa energji elektrike. Shkak është bëre një stuhi me shi të dendur dhe rrufe.
Më problematikë janë zonat në njësitë administrative Vreshtas dhe Libonik në Maliq dhe në Njesinë Dardhas në Pogradec. Ndërsa në zonat e tjera energjia elektrike shkëputet dhe rikthehet përsëri.
Ndërkaq edhe në qarkullimin rrugor ka pasur vështirësi për shkak të stuhisë dhe prezencës së shtuar të mjeteve. Por momentalisht nuk evidentohen bllokime.