Stuhi në Washington DC, 12
të vdekur,  3 milionë pa energji

Stuhi në Washington DC, 12<br />të vdekur,  3 milionë pa energji
Të paktën tre milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike pasi një stuhi e fortë goditi rajonin përreth kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Erërat të cilat arritën deri në 130 km/h shkaktuan deri tani të paktën 12 viktima.
Situata e rënduar meteorologjike në Washington dhe West Viginia është shoqëruar me një valë të nxehti rekord. Temperaturat arritën deri në 40 gradë celcius, temperaturë kjo e shënuar më parë vetëm në vitin 1993.

Stuhia e fortë veç pemëve të shkulura të cilat kanë zënë rrugët duke berë të pamundur qarkullimin, shkaktuan edhe një sërë dëmesh të tjera. Linjat e energjisë elektrike gjithashtu u zhvendosën si pasojë e stuhisë ndërsa do të duhen disa ditë për riparimin e tyre, konfirmojnë zyrtarët. Në disa pjesë ka pasur edhe kufizime të ujit të imponuara pas ndërprerjes së energjisë elektrike në dy impiante të filtrimit të ujit dhe të objekteve të tjera.

Njëkohësisht banorët e Washingtonit po përballen me metronë e dalë jashtë funksionit. Një gjëndje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në West Virginia, ku më shumë se 500.000 banorë u goditën nga ndërprerjet e rrymës elektrike. Lajmi i keq nga shërbimet meteorologjike është se stuhia pritet të godasë sërish këtë rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(km/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi