SHBA - Të paktën pesë persona janë plagosur pas një stuhie të fortë që goditi New-Yorkun gjatë mesnatës së të mërkurës. Më i rëndi u regjistrua në Brooklyn, pas shembjes së një fasade të urës së famshme 131-vjeçare të qytetit.
 
Pas hetimeve, forcat e emergjencës thonë se ura vijon të mbetet e sigurt, pasi nuk është dëmtuar strukturat e saj. Pas stuhisë janë regjistruar edhe një sërë incidentesh në zona të ndryshme të qytetit.
 
Edhe antena e Freedom Tower është goditur nga rrufeja, por pa pasoja për ndërtesën. Ndërkohë në bregun lindor amerikan pritet mbërritja e parë e uraganit të stinës. Uragani Artur mund të godasë New Yorkun më 4 korrik, pikërisht në ditën e pavarësisë.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)