Një stuhi dimërore me borë dhe erëra të forta goditit Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga bregu në breg, paralizoi rrugët dhe errësoi rreth 1 milion shtëpi dhe biznese.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për një "stuhi të ftohtë dhe të rrezikshme dimri" deri të shtunën. Deri në 1.5 metra borë mund të bjerë në disa male pranë Los Anxhelosit, duke përbërë një rrezik për ortekët.
Si pasojë e stuhisë u mbyllën autostradat ndërshtetërore nga Arizona në Uajoming, shoferët u bllokuan në makina dhe pati ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra qytetarë dhe familje.
Stuhia e rëndë në veri të SHBA-së, mbylli shkollat, zyrat, dhe gjithë legjislaturën e Minesotës.
Sipas shërbimit të gjurmimit FlightAware, për shkak të motit më shumë se 1,600 fluturime u anuluan në gjithë vendin. Mbi 5,000 fluturime të tjera u vonuan.
Në Uajoming, ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin te njerëzit e bllokuar në automjete, por erërat e forta dhe bora krijuan një "situatë pothuajse të pamundur" për ta, tha Jeremy Beck, shef i patrullës së autostradës së Uajoming.
Erërat e fuqishme ishin problemi më i madh në Kaliforni, duke rrëzuar pemë dhe duke shkatërruar linja elektrike. Deri të mërkurën në mbrëmje u raportua se më shumë se 65,000 familje në këtë shtet ishin pa energji elektrike.
Për herë të parë që nga viti 1989, një paralajmërim për stuhi u lëshua për malet e Los Anxheles, Ventura dhe Santa Barbara.
Më shumë se 8,000 persona mbetën pa energji elektrike në Arizona.
Në veri të SHBA-së, një rajon i mësuar me stuhi të tilla, temperaturat mund të bien deri në minus 32 gradë Celsius.
Raportohet se më shumë se 192,000 qytetarë osë familje në Miçigan dhe gati 89,000 në Illinois ishin pa energji elektrike të mërkurën në mbrëmje./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët
29 Janar, 16:19