Stuhia arktike godet SHBA-në, i ftohti mund të sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada! Anulohen mijëra fluturime

Stuhi dimërore prekën një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të enjten duke rrezikuar planet e udhëtimit të miliona amerikanëve përpara Krishtlindjeve, që në shumë qytete pritet të jenë më të ftohtat që janë regjistruar ndonjëherë.

Në prag të fundjavës së festave, stuhia pritet të godasë rajonin e Great Lakes, priten shira dhe ngrica në Bregun Lindor, erë të fortë deri në 100 km në orë dhe i ftohtë i hidhur në jug deri në kufirin meksikan.

Ulja e temperaturave shumë e pranishme përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë mund të sjellë pasoja të mëdha madje deri në ngrirjen e lëkurës për rreth 5 deri në 10 minuta. 

Një stuhi e fuqishme dimërore në Arktik ka alarmuar më shumë se 135 milionë njerëz nga moti, në një prej fundjavave më të ngarkuara nga udhëtimet për shkak të Krishtlindjeve.

Aeroportet kryesore kanë anuluar mijëra fluturime pasi stuhia intensifikohet. I ftohti mund të sjellë Krishtlindjet më të akullta në dekada, thonë sinoptikanët.

Ngrirja shkaktohet kur qarkullimi i gjakut zvogëlohet, shpesh në ekstremitete si hunda dhe faqet ose gishtat e dorës dhe këmbëve. Mungesa e gjakut të ngrohtë mund të çojë në ngrirje dhe këputje të indeve, dhe në disa raste, në amputim.

Meteorologët thonë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një "ciklon bombë" deri të premten.

Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur