Stuhia “Ciaran” ka “terrorizuar” shumë vende të kontinentit europian gjatë orëve të fundit, duke u cilësuar nga ekspertët si “bombë metereologjike”.
Sipas raportimeve të deritanishme, stuhia që ka prekur Europën Perëndimore, me erëra të forta që arrijnë shpejtësinë deri në 200 km/orë dhe rreshje të dendura shiu, ka shkaktuar 7 viktima.
Në Francë një shofer humbi jetën pasi kamioni i tij u godit nga një pemë, në rajonin e Aisne të Francës veriore.
Të paktën 1.2 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Francë, 780,000 prej tyre në Brittany.
Linja ajrore holandeze KLM anuloi të gjitha fluturimet pasditen e kësaj të enjte për shkak të shpejtësisë së madhe të erës dhe rreshjeve të dendura të shiut.
Në Britaninë e Madhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta, të cilat dëmtuan infrastrukturën energjitike. Sipas raportimeve, shumë familje janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar hoteleve.
Lajmi në përditësim...
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diell dhe temperatura deri në 16 gradë, parashikimi i motit për sot
5 Shkurt, 08:24
-
Kthjellime dhe vranësira të lehta, reshje të pakta në zonat malore, moti për sot
4 Shkurt, 07:32
-
Vranësira mesatare me reshje të herëpashershme shiu, parashikimi i motit për sot
3 Shkurt, 07:20
-
Shqipëria, Finlanda, Mali i Zi: Vendet e Europës me kërkesat më të ulëta të të ardhurave për viza nomade dixhitale
2 Shkurt, 09:26
-
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot
2 Shkurt, 07:18
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
1 Shkurt, 08:24
-
Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot
30 Janar, 08:04
-
Mos harroni të merrni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin
29 Janar, 07:10
-
Vranësira dhe reshje shiu... parashikimi i motit për këtë javë
27 Janar, 07:08
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot
24 Janar, 07:09
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01