Stuhia e frikshme godet Filipinet,
3 të vdekur e mijëra të evakuuar

Stuhia e frikshme godet Filipinet,<br />3 të vdekur e mijëra të evakuuar<br>
Përmbytje të shkaktuara nga një stuhi tropikale shënuan të paktën tre të vdekur dhe detyruan rreth 80 000 persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre në lindje të Filipineve, bëhet e ditur nga autoritetet zyrtare.

Stuhia e pagëzuar Kai-Tak, me erëra që varionin deri në 110 kilometra në orë, pritet të avancojë drejt Samarit, ishulli i tretë më i madh i Filipineve, si dhe drejt qendrës së vendit gjatë fundjavës, sipas shërbimeve kombëtare meteorologjike.

Një djalë rreth moshës 2 vjeç u mbyt në ishullin Leyte, shumë pranë Samar. Një grua vdiq si pasojë e rrëshkitjes së dheut dhe një person tjetër humbi jetën pas përmbytjeve masive.

“Thuajse gjysma e fshatrave janë përmbytur”, raportoi gjatë një bisede telefonike me televizionin filipinas ABS-CBN Marcelo Picardal, zëvendësguvernatori i provincës në lindje të Samarit.

Ishujt e Samarit dhe Leyte, ku banojnë 4,5 milionë persona u prekën rëndë nga tajfuni Haiyan në 2013, ku u regjistruan në total 7 350 të vdekur dhe të zhdukur. (Marrë nga ata)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh