Stuhia e fuqishme në SHBA, 5 të vdekur nga uragani ‘Florence’, 1.7 mln banorë lënë shtëpitë (VIDEO)

Mbi 1,7 milionë banorë në SHBA u urdhëruan të braktisin shtëpitë në 2 Karolinat dhe në Virxhinia për shkak të kërcënimit që vinte nga uragani “Florence”, e cilësuar si stuhia më e fuqishme që ka goditur vendet e Amerikës në dekadat e fundit. Por ka patur edhe nga ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë pas duke mos e marrë seriozisht kërcënimin, apo edhe nga frika e vjedhjeve.

Fatkeqësisht mes tyre ka qenë edhe një familje, mbi banesën e të cilëve ka rënë një pemë që është rrëzuar për shkak erës së fortë. Brenda saj ndodhej një nënë bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, e ish-bashkëshorti i saj.

Fatkeqësisht, edhe pas ndihmës së zjarrfikësve, gruaja dhe i vogli i saj nuk shpëtuan dot, duke e çuar në 5 numrin e personave që “Florence” u ka marrë jetën në ditën e parë të “sulmit” mbi tokë. Ndërkohë që më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen