Stuhia e rëndë godet Poloninë,
vret 5 persona, plagos 36 të tjerë

Stuhia e rëndë godet Poloninë,<br />vret 5 persona, plagos 36 të tjerë
Pesë persona, ndër të cilët dy të mitur, kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur nga stuhia ekstreme me erë dhe shi që goditi Poloninë mëngjesin e të shtunës.

Situata më e vështirë ka qenë në një pyll në veri të vendit, ku ishte organizuar një kamp verorë, nga ku mbetën të vrarë dy të rinj, të cilët i zuri poshtë një pemë e rënë nga stuhia.

Era e fortë prishi çatitë e shtëpive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa pemët e rrëzuara ranë edhe mbi linjat e energjisë duke lënë pa drita rreth 500 mijë njerëz.

Ndërkohë pritet përkeqësimi i situatës edhe në disa zona të tjera të Polonisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë