Stuhia islame kundër Perëndimit
protesta për filmin e Muhamedit

Një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur në Tripoli, në veri të Libanit. Një turmë prej 300 ekstremistesh islamikë, i kanë vënë flakën një Kentucky Fried Chicken, linja Amerikane e Fast Food-dëve, për tu përplasur më pas me forcat e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur rreth të njëjtës orë kur Papa Benedikti i XVI sapo kishte nisur vizitën e tij papale në vend.

TUNIZI, 2 TE VDEKUR GJATE SULMIT KUNDER AMERIKANEVE
Manifestuesit kanë zaptuar ambasadën e Washingtonit e cila është evakuuar, ndërsa forcat e rendit i kanë gjuajtur njerëzve në distancë. Diplomatët amerikanë janë detyruar të braktisin vendin, ndërkohë që iu është vënë flaka një shkolle amerikane në qytet. Sipas agjensisë së vendit Tap dy protestues kanë humbur jetën, ndërsa 29 të tjerë janë plagosur.

SULMOHET AMBASADA GJERMANE E AJO BRITANIKE

Ambasada gjermane dhe ajo britanike kanë rënë pre e sulmit të protestuesve në Sudan. Vala e reagimit ndaj filmit që pretendohet se fyen profetin Muhamed tanimë është zgjeruar përtej ambasadave të Shteteve të Bashkuara që deri më tani ishin të vetmet nën shënjestër në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se protestuesit e rebeluar sulmuan të premten dy ambasadat e vendeve të BE-së në kryeqytetin e Sudanit. Demonstruesit vunë flakën dhe ulën flamurin gjerman duke vendosur një flamur islamik.

sulmet islame filmi muhamed protesta harta
(Harta me vendet ku kanë filluar protesta)

Në qytetit libanez të Tripolit një person mbeti i vdekur ndërsa demonstruesit sulmuan një restorant fast-food. Ndërkaq, pesë protestues u plagosën në protestat në Kajro ndërsa ka edhe përplasje në kryeqytetin e Jemenit. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme britanike konfirmoi për rrjetin BBC se demonstruesit ndodhen jashtë territorit të ambasadës në Khartoum dhe se policia sudaneze ndodhet gjithashtu aty.

Megjithatë ai nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse protestuesit kanë hyrë brenda ambasadës apo jo. Sakaq, ministria e jashtme gjermane konfirmoi se i gjithë stafi i saj në Khartoum është i sigurtë. Në Kajro policia përdori sërish gazin lotsjellës për të shpërndarë afro 500 protestues që ndodheshin pranë ambasadës amerikane.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës