Nuk ka të ndalur zemërimi për shkak të filmit që fyen Islamin në Lindjen e Mesme. Pas protestave të ashpra në 20 vende nga Lindja e Mesme në Azinë Juglindore, protestat kanë vazhduar sot (e shtune) dhe në Sindej e ishujt Maldive. Shumica nga to kanë qenë paqësore, por disa kanë shpërthyer edhe në dhunë, sidomos në Tunizi dhe Sudan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë shteteve ku po zhvillohen protestat t’i ndalojnë ato. “Shumë prej tyre kanë fillesën tek një film i tmerrshëm të publikuar në internet që nuk ka lidhje me ne”- ka thënë mbrëmjen e së premtes Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton.

"Njerëz të arsyeshëm dhe udhëheqës të përgjegjshëm në këto vende duhet të bëjnë gjithçka që mundet për të rivendosur sigurinë dhe të ndalojnë personat që janë pas këtyre akteve të dhunshme. Dhe ne do të ... vazhdojmë të marrim hapa për të mbrojtur personelin tonë në mbarë botën."- deklaroi Klinton, raporton CNN.

2000 STUDENTE PROTESTOJNE NE AFGANISTAN

Ora 15: 08
Më shumë se 2,000 persona, pjesa më e madhe studentë, u mblodhën në Universitetin Khost të Afghanistan gjatë ditës së shtunë, në protestë kundër filmit i cili fyen profetin mysliman Muhamed.Protestuesit dogjën flamurin amerikan dhe portretin e presidentit Barack Obama. Ndërkohë ato lëshonin parrullat “Vdekje Amerikës, vdekje Obamës”

PROTESTA DHE NE LONDER

Ora 15: 07 Protesta janë zhvilluar edhe para ambasadës Amerikane në Londër, ku qindra protestues janë mbledhur në pjesën qendrore të kryeqytetit Britanik

PAPA: THONI JO HAKMARRJES

Ora 13: 50
Papa Benedikti XVI nxiti sot popujt e Lindjes së Mesme,''t'i thonë jo hakmarrjes dhe të pranojnë gabimet e tyre" dhe ''të distancohen nga çdo lloj akti dhune si verbal po ashtu edhe fizik". Papa, mbajti fjalimin e tij në pallatin presidencial në Bejrut në prani të liderëve politikë dhe udhëheqësve fetarë libanezë.

NE KAJRO POLICIA EVAKUON SHESHIN TAHRIR

Ora 12: 00 Në sheshin Tahrir, në Kajro të Egjiptit situata është qetësuar. Policia evakoi protestuesit të cilët prej 3 ditësh kishin kthyer sheshin Tahrir në një shesh protestash. Dhjetra protestues janë ndaluar ndërsa ministria e Brendshme flet për mbi 90 agjentë të plagosur.
Në sheshin Tahrir, në Kajro të Egjiptit situata është qetësuar. Policia evakoi protestuesit të cilët prej 3 ditësh kishin kthyer sheshin Tahrir në një shesh protestash. Dhjetra protestues janë ndaluar ndërsa ministria e Brendshme flet për mbi 90 agjentë të plagosur.

TUNIZI, NUK DIME KUSH QËLLOI

Ora 11: 45 Autoritetet tuniziane ende nuk janë të sigurtë se kush është personi që qëlloi dhe vrau dje dy manifestues gjatë protestës para ambasadës amerikane. Në një intervistë në radio Shems, ministri i Shëndetësisë Abdeltif Meki tha se “për momentin dimë se plumbat janë qëlluar nga policia tuniziane dhe forcat amerikane të sigurisë të cilët ishin reshtuar në tarracën e ambasadës.

PROTESTA DHE NE STAMBOLL
Ora 11: 25
Qindra protestues u mblodhën sot edhe në Stamboll. Rreth 600 persona u mbodhën në sheshin Taksim duke mbajtur në duar banderola anti amerikane dhe anti izraelite. “Ky është një provokim për myslimanët në mënyrë që të reagojnë që më pas të thonë se jemi barbarë. Nuk ka shpjegim tjetër për këtë ngjarje” u shpreh një protestues Hasan Yilmaz. Një tjëtër protestues u shpreh: “Kjo është një fyerje për profetin tonë, madje më shumë se kaq. Unë i bëj thirrje të gjithë myslimanëve në Turqi dhe nëpër botë që të reagojnë kundrejt këtij filmi,” shtoi një tjetër demostrues.

POLICIA MERR NE PYETJE NJE PERSON PER PRODUKSIONIN E FILMIT BLASFEMI
Ora 11: 12
Një person që ka lidhje me produksionin e filmit që nxiti zemërimin e islamit, Basseley Nakoula është marrë në pyetje. Zëdhënësi i policisë në Los Angjelos deklaroi se Nakoula nuk është i ndaluar dhe është prezantuar vetë. Nuk dihet ende roli që ky person ka në lidhje me produksionin e filmit.

PROTESTA NE ISHUJT MALDIVE
Ora 10: 53 Qindra burra e gra kanë protestuar para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin Male të Ishujve Maldive. Media lokale bën të ditur se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e përbërë nga 100- 400 persona.

KONTIGJENTI USA NE JEMEN
Ora 10: 00 Një kontingjent i marinës amerikane ka arritur në Sana të Jemenit, ku forcat e sigurisë kanë luftuar me një turmë të madhe njerëzish që bënin përpjekje të marshojnë para ambasadës amerikane.

JEMEN, AL KAEDA NXIT VRASJEN E AMBASADORËVE
Ora 09:00 Një degë e Al Kaedës në Jemen  nxit myslimanët të vrasin diplomatët amerikanë në emër të një ‘kryqëzimi” pas publikimit të videos që thonë se fyen profetin Muhamed, dhe konsiderohet si blasfemi. “Çdo kush që takon një ambassador apo të dërguar të ambasadës duhet të ndjekë shembullin bë Libi ku u vra ambasadori i SHBA-së”- ky është mesazhi që është përcjellë nga grupi terrorist.

TALEBANËT MARRIN PËRSIPËR SULMIN NE AFGANISTAN
Ora 08: 55 Talebanët kanë marrë përsipër sulmin në bazën ushtarake në Camp Bastion, ku ndodhet dhe princi I Britanisë, Harry, dhe ku mbetën të vrarë 2 marinsa amerikanë, duke e lidhur me publikimin e filmit. “Qëllimi I këtij sulmi është hakmarrje kundër amerikanëve për filmin kundër profetit”- ka thënë një zëdhënës i Talebanëve Qari Yousuf.
NE TUNIZI ARRESTOHEN PROTESTUES
Ora 08: 54 Dy të vdekur, dhjetra të plagosur, dhe mbi 28 të arrestuar është bilanci i protestave të dhunshme që kanë shpërthyer gjatë natës në Tunizi. Shifrat bëhen të ditur nga ministri I Brendshëm tunizian. Sipas të njëjtit burim, mes 22 të plagosurve janë dhe punonjës policie. Manifestuesit I kanë vënë flakën 68 veturave, një kamioni dhe një makine industriale, si dhe një makine të forcave të policisë.


PROTESTA DHE NE SIDNEJ TE AUSTRALISE

Ora 08: 30
Qindra persona morën pjesë sot në protestat në Sidney përballë kosullatës amerikane duke habitur dhe policinë.Shumë shpejt numri i protestuesve u zmadhua në një grup rreth 500 veta të cilët mbanin nëpër duar slogane dhe parrulla në mbrojtje të Profetit Muhamed. “Ne po mbrojmë profetein tonë Muhamed, ne po mbrojmë nderin e tij”, u shpeh një nga protestuesit. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej  "Obama, Obama we like Osama" (Obama ne pëlqejmë Osamën) dhe "Behead All Those Who Insult the Prophet" (Ekzekutoni të gjithë ata që fyejnë Islami)
 Shumë rrugë u bllokuan pasi protestuesit u përleshen me policinë. Ata hodhën shishe dhe plera qindra policëve, të cilët u munduan të mbanin demostradën nën kontroll duke përdorur qen policie si dhe sprai. Disa nga protestuesit u mbajtën nga policia, ndërsa kjo e fundit u shpreh se do të vazhdojë të monitorojë situatën në Hyde Park, vendi ku u mblodhën protestuesit.

OKB DENON SULMET

Ora 08: 00 OKB në një deklaratë për shtyp ka dënuar sulmet dhe ka bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të diplomatëve. Në Tunizi manifestuesit kanë tentuar të hyjnë në brendësi të ambasadës amerikane, përpjekje pas së cilës policia ka përdorur armët e zjarrit duke shkaktuar 2 viktima dhe të paktën 29 të plagosur. Ndërsa në Tripoli, në jug të Libisë të paktën 300 protestues kanë sulmuar rrjetin amerikan të dyqaneve fastfood duke u përplasur me forcat e sigurisë. Për pasojë 25 persona janë plagosur dhe një ka humbur jetën.
OKB në një deklaratë për shtyp ka dënuar sulmet dhe ka bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të diplomatëve. Në Tunizi manifestuesit kanë tentuar të hyjnë në brendësi të ambasadës amerikane, përpjekje pas së cilës policia ka përdorur armët e zjarrit duke shkaktuar 2 viktima dhe të paktën 29 të plagosur.


(sg/shqiptarja.com)