KALIFRONI-Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë e cila ka prekur pjesën jugore të Kalifornisë.
 
E ashtu quajtura “bomba e motit” është drejtuar drejt veriut të vendit duke shkaktuar panik.
 
Sipas meterologëve kjo është stuhia më e rëndë që ka goditur Kaliforninë në vitet e fundit.
 
Specialistët e cilësuan stuhinë si ‘bombë gjenezë’ sepse krijon një zonë me presion të ulët atmosferike dhe me erëra tropikale.
 
Por mesa duket Veriut të Kalifornisë nuk i ndahen kapriçot e motit pasi pak ditë më parë më shumë se 180 mijë banorë u evakuuan për shkak të riskut të çarjes së digës më të madhe e tashmë banorët duhet të përballen me një tjetër stuhi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com