Një stuhi ka goditur Evropën perëndimorë, ku ka shkaktuar 4 viktima dhe ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 237 mijë banesa.

Ndërkohë vendet më të prekura nga kjo stuhi, e cila është pagëzuar me emrin Ergo, janë Gjermania dhe Franca.

Në Francë shumë shkolla dhe universitete kanë anuluar orët e mësimit, ndërkohë që shpejtësia e erës ka arritur në 146 km/h, duke shkaktuar edhe një viktimë.

Gjithashtu edhe në Gjermani raportohet një gjendje e vështirë, sidomos në Bavari, për shkak të stuhisë, ku tre shoferë kamionësh kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të shkaktuara nga akulli në rrugë.

Që prej 6 janarit e gjithë në të gjithë Evropën kanë humbur jetën 65 persona si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta, ku vendet më të prekura janë Polonia, Ukraina, Bullgaria, Greqia dhe pjesa perëndimore e Turqisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com