Stuhia ‘Harvey’ në SHBA, shënohen
5 viktima, 2000 persona evakuohen

Stuhia ‘Harvey’ në SHBA, shënohen<br />5 viktima, 2000 persona evakuohen
Qyteti amerikan i Houston është në kthetrat e stuhisë më të madhe në historinë e shtetit të Teksasit.
 
Keto reshje shiu i kanë kthyer rrugët e qytetit në lumenj. Zona ka marrë gjatë kësaj jave reshjet e një viti.
 
Deri tani numri i raportuar i viktimave ka arritur ne 5. Helikopterët kanë bërë të mundur largimin e viktimave nga çatitë e shtëpive te tyre.
 
Shërbimet e shpëtimit janë të mbingarkuara prandaj njerëzit duhet te kujdesen vetë për veten e tyre. Spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike.
 
Shkollat janë mbyllur gjithashtu pistat e dy aeroportet kryesore janë përmbytur plotësisht. Deri në 2,000 njerëz janë shpëtuar por stuhia vazhdon të godasë Teksasin me shira te mëdhenj.
 
Hetimet vazhdojnë për të bërë te ditur nëse ka viktima si pasojë e automjeteve të përmbytura. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA thotë se kushtet janë të paparashikueshme dhe udhëtimet janë të pamundura.
 
‘Harvey’ filloi si një stuhi e kategorisë së katër por më vonë u zvogëlua në një stuhi tropikale. Ajo po lëviz ngadalë dhe pritet të godasë Teksasin deri në mes të javës.
 
Në ndihmë të qytetarëve janë hapur shumë streha duke përfshirë edhe një qendër kongresesh.
 
Mediat në SHBA, kanë publikuar foto të një njeriu të duke u përpjekur të kapë një peshk në ujërat që kishin përmbytur dhomën e tij.
 
Fotot e tjera të publikuara tregojnë dy aligatorë në oborrin e një zonje, dhe njerëzit që notojnë në ujë në qendër të qytetit.
 
Ashtu si Huston gjatë natës u godit nga "përmbytjet epike katastrofike" dhe ishulli Galveston.
 
Shërbimet e emergjencës janë në presion të larte pasi thirrjet e shumë banorëve për ndihmë nuk janë duke u përgjigjur.
 
Shumë vullnetarë kanë dhënë ndihmën e tyre. Banorët po përballen me kushte shumë të vështira pasi shumica e tyre mund të shpëtohen vetëm nëpërmjet ajrit ose me anije.
 
Rojet bregdetare të SHBA në Houston kanë kërkuar më shume helikopterë.
 
Si pasojë e kësaj stuhie ka reaguar dhe presidenti Tramp, ndërsa kryebashkiaku i Houston, Sylvester Turner u ka bërë thirrje banorëve të mos i thërrasin shërbimet e emergjencës nëse gjendja e tyre nuk është kërcënuese për jetën.
 
 
[gallery]23649[/gallery]

 
 
 e.j/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin