DURRËS- Stuhia detare e javës së fundit ka nxjerrë një numër të madh gurësh të brezit të shëtitores “Taulantia”, në një pjesë të konsiderueshme të saj, duke e ndotur kësaj here këtë shëtitore jo vetëm me leshterikun i cili është “vizitori” i përhershëm pas stuhive detare apo motit të keq.
Deri më tani edhe pse intensiteti i shirave dhe kësaj stuhie ka kaluar tashmë dhe moti është paraqitur më i qetë, Bashkia Durrës dhe Ndërmarrja e Shërbimit të Komunales, duket se nuk kanë dënjuar të largojnë gurët nga shëtitorja, e aq më pak leshterikun.
Qytetarët që shëtisin në mënyrë të vazhdueshme, shprehen të indinjuar se pavarësisht investimit të madh në këtë shëtitore dhe taksave të larta që paguhen për pastrimin e qytetit, shpesh institucionet nuk marrin masat e duhura që këto situata të zgjidhen apo në rastin më të mirë të parandalohen dhe përllogariten që kur nisin investimet.
"Gurët i ka sjellë deti, ku ka pastruese, të Komunales? Nuk interesohen. Ti marrin, t'i hedhin te vendi ku kanë qenë. Kanë 2 javë, para se të ishe furtuna e madhe. Tregon fakti se vetë, do bëhet pallati 18 katësh, aty ka qenë deti, deri në 18 metër thellësi."-shprehet një qytetar.
Kujtojmë se pak ditë më parë stuhia detare dhe reshjet me intensitet të lartë të shiut, bënë që një pjesë e kodrës së Currilave të rrëshqiste duke bllokuar aksin rrugor të Currilave, kodër, kjo në të cilën u investuan 2 milionë dollarë që mos të përsëritej situata e rrëshqitjes së dherave, por që ky investim nuk rezultoi aspak efikas.
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
42.1%
-
Jo
55.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9363
Lajme të tjera
-
Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit
31 Mars, 17:33
-
PAMJE të rënda/ Aksident në Manëz të Durrësit, makina përfundon në kanal! 4 të plagosur transportohen drejt spitalit
31 Mars, 16:24
-
Ç'po ndodh me kandidatët e PD për 14 Majin? Alibeajt i ikën një tjetër garues për kryetar bashkie, tërhiqet Sabah Sheta i Krujës! Ende 14 emra në garë
30 Mars, 11:24
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars, 11:09
-
Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë
29 Mars, 09:53
-
Aksident në aksin 'Tiranë-Durrës', makina del nga rruga, drejtuesi i mjetit përfundon në spital
28 Mars, 20:31
-
Tre artistë të skenave ndërkombëtare nderohen me çmime! Olen Cesari premton koncert të madh në sheshin e Durrësit
28 Mars, 16:19
-
VIDEO/ Zbulohen 2 'shtëpi bari' në Krujë, në pranga 2 vëllezër! Sekuestrohen 268 bimë kanabis
28 Mars, 11:50
-
Arrestohet efektivi i Portit të Durrësit, merrte ryshfet për të kaluar qytetarët e shpallur në kërkim
28 Mars, 10:17
-
Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!
27 Mars, 19:59
-
Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi
26 Mars, 20:24
-
Aksident në Kurbin, makina kthehet përmbys, ndërron jetë shoferi! Në Durrës përplasen dy mjete, tre të plagosur
26 Mars, 09:41