Mediat lokale raportojnë se mes viktimave janë edhe dy zjarrfikës të cilët kanë humbur jetën duke u përpjekur të ndihmonin qytetarët. Numri më i madh i viktimave është shënuar në Holandë dhe në Gjermani, nga rënia e pemëve.
Shpejtësia e erës ka arritur deri në 140 kilometra në orë, ndërkohë që në Gjermani është regjistruar edhe shpejtësia e erës prej 203 kilometra në orë.
Kjo stuhi me emrin, Friederike, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia. Holanda ditën e djeshme lëshoi alarmin për shtetasit e saj që të mos dilnin nga shtëpitë e tyre pasi situata ishte e rrezikshme për shkak të erërave të forta.
Gjithashtu probleme të shumta janë shfaqur edhe në trafikun rrugor e atë ajror. Shumë rrugë janë bllokuar për shkak të përmbysjeve të kamionëve dhe autobusëve e ndërsa aeroportet kanë mbyllur dyert.
Momentalisht stuhia është duke kaluar nëpër Poloni, ku pritet të shkaktojë dëme të shumta ashtu si në Holandë dhe në Gjermani.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com







