Stuhia prek verilindjen e SHBA-së,
erërat arrijnë 120 kilometra në orë

Stuhia prek verilindjen e SHBA-së,<br />erërat arrijnë 120 kilometra në orë<br>
Një stuhi e ka prekur verilindjen e SHBA-ve që prej të enjtes në mbrëmje, duke sjellë rënie të konsiderueshme dëbore, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, si dhe ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe mbylljen e shërbimeve administrative.

Kjo stuhi dimërore e quajtur “Riely” ka prekur një zonë që shtrihet nga Merilend deri në Masaçuset dhe pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Intensiteti i saj u rrit nga një fenomen i quajtur “bombë meteorologjike”, që karakterizohet nga një rënie e ndjeshme e presionit atmosferik.

Në rajonin e Uashingtonit kushtet klimatike të shoqëruara nga erëra të forta që arrijnë deri në 120 kilometra në orë, kanë detyruar qeverinë që të mbyllë të gjitha shërbimet administrative federale bashkë me shkollat.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër