Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas stuhive të fuqishme që përfshinë zonën më të populluar të Gjermanisë, Duseldorf gjatë mbrëmjes së djeshme. Incidenti më i keq ndodhi në Berlin kur tre persona u raportuan të vdekur pas rrëzimit të një peme në kopësht.

Po ashtu, dy çiklistë kanë humbur jetën nga një pemë e goditur nga rrufeja në qytetet Këln dhe Krefed. Ndërsa një person i gjashtë humbi jetën teksa pëpiqej të pastronte një rrugë në Essen.

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të shpëtojnë tre persona të plagosur, dy prej të cilëve të lënduar rëndë. Stuhia e fuqishme bëri që disa fluturime ajrore të shmangeshin ndërsa dhjetëra të tjerë të anuloheshin.

Ndërsa mëngjesin e së martës, operatorët hekurudhorë thanë se shërbimet me tren janë pezulluar pas vonesave të shumta në stacion.

stuhi
stuhi

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)