Styria/Austri, orteku nuk kursen skiatorin, 5 orë i 'varrosur' nën dëborë, shpëtohet...(VIDEO)

Styria/Austri, orteku nuk kursen skiatorin, 5 orë i 'varrosur' nën dëborë, shpëtohet...(VIDEO)

Nuk është sekuencë e ndonjë filmi horror por përvoja e një të riu 26 vjeç, i cili i mbijetoi ortekut që e vuri poshtë në provincën e Styria në Austri.

Forcat e shpëtimit e quajtën operacionin e kryer 'Mrekullia e Krishtëlindjes'.

26 vjeçari arriti të mbijetojë pasi pati mundësi të marrë frymë përmes një zgavre të madhe që ishte krijuar.

Djali kishte nisur skijimin në malin e Pletschnitzzinken, rreth 80 km larg nga Salzburgu rreth mesditës së 25 dhjetorit kur ai u godit nga orteku i borës.

Falë transmetuesit që skiatori posedonte, ekipi i shpëtimit arriti të identifikonte 26 vjeçarin dhe ta nxirrte gjallë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)