Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi, kërkoi sot që Kuvendi të rishikojë ligjin organik “Për komisionet hetimore’, për ta sjellë atë plotësisht në shtratin kushtetues.
Mosmarrëveshjet mazhorancë-opozitë lidhur me objektin e hetimit të komisionit për emërimet në administratë dhe intepretimi i ligjit organik për funksionimin e këtyre komisioneve hedhin idenë e rishikimit të ligjit në fjalë.
Deputeti Subashi, njëkohësisht sekretar i komisionit të Ligjeve, tha sot se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, por dhe vendime të tjera, duhet të na bëjnë të reflektojmë si parlament dhe ligjvënës, pasi ndoshta ka ardhur momenti që ligjin organik ‘për komisionet hetimore duhet ta shikojmë me kujdes se nuk është tabu dhe ta rishikojmë.
Marrë nga "ATSH"
/Shqiptarja.com