Subvencionet për blegtorinë, Çuçi: Përfituan 5 mijë fermerë, skema mbështetëse do shtrihet në 3 vite

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka deklaruar se skema e mbështetjes së sektorit të blegtorisë me subvencione nga buxheti i shtetit do të shtrihet në 3 vite.

Çuçi ishte në Çajup të krahinës së Zagorisë, ku vizitoi një nga fermat më të mëdha blegtorale në vend, e cila ka mbi 1 mijë krerë dele dhe përfitoi mbështetje këtë vit rreth 12 milionë lekë të vjetra.

Ky është qëllimi jonë, që të ndihmojmë fermerët të rriten vit pas viti në mënyrë që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorit të blegtorisë, i cili për hir të së vërtetës ka pasur vështirësitë e veta. Për nga natyra ky është një nga sektorët më të vështirë. Prandaj ne e fokusuam ndihmën nga buxheti i shtetit në rreth 70% për blegtorinë, me qëllim që krijojmë një moment të ri të ngritjes së ketij sektori. Ne do ta shtrijmë këtë skemë në 3 vite”, tha ministri Çuçi

Sipas Çuçit, në rang vendi këtë vit kanë përfituar mbështetje me subvencione rreth 5 mijë fermerë. Ndërkohë që deklaron gjithashtu se subvencionet këtë vit, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele ose dhi, ishin në vlerën 1 200 lekë të reja për krerë. Ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, ishin në vlerën 10 mijë lekë të reja për krerë.

Fermerët i bënë aplikimet onlinë përmes portalit E-Albania, pa dokumenta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja