TIRANE, 14 Shkurt /ATSH/- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) gjatë vitit 2015 do të lëvrojë 1,7 miliardë lekë subvencione në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit rural.
Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Suela Popa bëri të ditur sot për ATSH-në, agazhimin e qeverisë për të nxitur zhvillimin e bujqësisë shqiptare dhe modernizimin e saj permes mbështetjes së drejtëpërdrejtë që i adresohet fermerëve nga programi i grandeve, me synim ngritjen ne nje stad te ri zhvillimin e ketij sektori.
Popa, shprehet se, prioritet i qeverise dhe dikasterit te bujqesise jane përpjekjet për të rritur masën e financimit në përputhje me kërkesat e fermereve gjithnjë në rritje, krahasuar kjo edhe me trendin e vendeve të rajonit.
Sipas strategjisë së Zhvillimit Rural, për vitin 2015, target grupi kryesor, parashikohet të jetë rritja e investimeve në bujqësi, blegtori, peshkim dhe agrobiznes, Ndërsa paralelisht me këtë strategji ka nisur diskutimi me grupet e interesit me qëllim përthithjen e drejtëpërdrejtë të këtij financimi në mbeshtetje të zhvillimit rural.
Për vitin 2015, ministria e Bujqësisë parashikon edhe lehtësim të proçedurave të aplikimit për financime në bujqësi, duke parë me prioritet rritjen e masës së përfitimit dhe numrin e fermerëve që do të marrin mbështetje nga buxheti i shtetit, për të nxitur konkurrueshmërinë dhe standardet e prodhimit .e,xh/f,n/









