Subvencioni për bujqësinë, Gjiknuri dhe Ministrja takim me fermerët e Belshit: Keni mbështetjen e qeverisë! Tregu i ri, ndihmë për shitjen e prodhimeve bujqësore

Subvencioni për bujqësinë, Gjiknuri dhe Ministrja takim me fermerët e Belshit: Keni mbështetjen e qeverisë! Tregu i ri, ndihmë për shitjen e prodhimeve bujqësore

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut Elbasan, bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe kryebashkiakun Arif Tafani, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Belshit, për nevojat e bujqësisë dhe skemën e qeverisë shqiptare për mbështetjen buxhetore për kultivimin e grurit. Për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve të grurit, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 500 milionë lekë, ku të gjithë fermerët që kultivojnë grurin në tokat e tyre, mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, njohu fermerët me disa nga nismat e ndërmarra nga qeveria, ndërsa theksoi se dhe ndërtimi i tregut të ri agro-ushqimor do të ndihmojë në shitjen e prodhimeve bujqësore.

“Tregu i ri që do të bëhet afër qytetit të Belshit, do të jetë një vepër e re në funksion dhe në dobishmëri të gjithë zonës. Një treg i bën mirë qytetit, krijon më shumë mundësi për ju. Qeveritë duken në ditë të vështira, se kur janë mirë, të gjithë thonë fjalë të mira. Kjo është një ditë e vështirë, vështirësi të cilat kanë ardhur si rezultat i ngjarjeve që nuk varen nga ne. Shteti me këto mundësi të kufizuara, po u vjen në ndihmë fermerëve, qoftë me karburantin që tashmë është bërë dhe më vjen mirë që pjesa më e madhe e juaja ka përfituar. E njëjta gjë po ndodh edhe me grurin. Mora vesh që keni aplikuar pjesa më e madhe”, u shpreh Gjinkuri.

Numri 2 i PS Damian Gjiknuri deklaroi se formalizimi në bujqësi do të sjellë dhe rritje të këtij sektori dhe të prodhimit shqiptar.

“Ju doni formalizim, ju doni që të gjithë të luajnë sipas rregullave dhe ligjit dhe duke i zbatuar ato jo vetëm bëhet e lehtë, por njëkohësisht imponohen dhe rregulla në këtë treg dhe në këtë sektor. Bujqësia nuk është  sektor i thjeshtë, konkurrenca është e lartë. Do mbështetje nga shteti. Shqipëria nuk ka shumë tokë dhe këtë tokë që kemi si ta konsolidojmë më shumë, si të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin që të përfitojmë në ekonomi shkalle dhe në fund të fundit, ne do të konkurrojmë me ato cilësi dhe elementë që mund t’i kemi unik dhe mund ta bëjnë të mirë prodhimin shqiptar. Kështu që të gjitha këto masa janë shumë të rëndësishme për ta çuar në atë nivel bujqësinë që e duam ne  që dhe produktet tona të jenë konkurruese. Belshi e ka krijuar një emër, i referohen për bujqësinë, për ushqimin për gjithçka tjetër që lidhet me agrikulturën. Qeveria po bën dhe ka bërë investime. Veprat që po bëhen po dhe qoftë mbështetja direkte për këto kultura që  po mbillni, i ngrenë lart emrin këtij vendi dhe e bëjnë jetën tuaj më të mirë. Një  gjë dua t’ju garantoj këtu se kemi njerëz të përgjegjshëm, njerëz që e njohin sektorin, njerëz që e duan mirë këtë sektor dhe luftojnë përditë se si ta shtojnë mbështetjen e shtetit për sektorin tuaj, i cili është i vështirë, por në fund të fundit dhe i bukur se të jesh i lidhur me tokën, je i lidhur me jetën, je i lidhur me gjithçka dhe ju meritoni një respekt si zonë se jeni një zonë punëtore. Suksese edhe kryetarit të bashkisë se është një mbështetës jashtëzakonisht i fortë i interesave tuaja”, u shpreh Gjiknuri.

Nga data 1 shtator fermerët kanë nisur dhe aplikimet on-line në e-Albania, dhe përfitues direkt janë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën