Subvencionimi për panele diellore, Rama: Deri më tani 3791 aplikime, mbulojmë 70% të kostos

Subvencionimi për panele diellore, Rama: Deri më tani 3791 aplikime, mbulojmë 70% të kostos

Foto ilustruese

TIRANË- Prej një muaji qeveria ka hapur aplikimet për subvencionimin e qytetarëve për panele diellore. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deri më tani kanë aplikuar 3791 persona, ndërsa shkruan se kjo nismë po ecën me ritme të mira.

Kreu i qeverisë thekson se do të vazhdojnë t’i mbështesin qytetarët në këtë krizë energjetike.

“Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë. Prej 1 Nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria

Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, shkruan Rama.

Aplikimet janë hapur që me 1 nëntor, ndërsa nga kjo nismë e qeverisë do të përfitojnë 2 mijë familje. Qeveria do t’u subvencionojë fituesve 70% të kostos. Me instalimin e paneleve diellore kursehet 20% e kostos së përgjithshme të faturës së energjisë elektrike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moza: 30/11/2022 14:34

    do aplikoj me patjeter se qenka super lehtesim

    Përgjigju
    • Toni: 30/11/2022 14:54

      Ku aplikohet , mund ta di?

  • titi: 30/11/2022 14:18

    shume mire e ka bere nje ndihmes per popullin por dhe per qeverin qe te mos harxhohet shume energji ne kete kohe krize

    Përgjigju
  • Eduart: 30/11/2022 14:15

    Bravo nje inisjativ shum pozitive duhesh ber ko para

    Përgjigju
  • ylli: 30/11/2022 14:13

    Nje mbeshtetje shume e madhe per qytetaret. Respekte Edo

    Përgjigju
  • Dori: 30/11/2022 14:00

    Me keto projekte shohim qe jeni ne cdo moment afer popullit

    Përgjigju
  • Ina: 30/11/2022 13:58

    Ne kete kohe krize po beni cmos qe populli yne te mos preket nga kjo situate

    Përgjigju
  • Sina: 30/11/2022 13:57

    Te aplikojne te gjithe sepse do i lehtesojne te gjithe ne kete situatet

    Përgjigju
  • Qinami: 30/11/2022 13:37

    Ja ke dhene vetem patronazhistave o llum i gjate. Te vrafte zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla