Një krim makabër ka tronditur Suedinë, sërish nga azilantët. Këtë herë ka qënë një 15 vjeçar i cili ka goditur për vdekje një punonjëse sociale e cila punonte në kampin e azilantëve 

Alexandra Mezher  22 vjeç po punonte me dhjetë të rinjtë në një zonë të Suedisë ku strehoheshin fëmijët e azilantëve të pashoqëruar.22-vjeçarja, të cilën familja e vlerëson si një “engjëll”, u dërgua në spital, por vdiq nga plagët. Një 15-vjeçar refugjat është arrestuar me dyshimin e vrasjes.

vajze

Oficerët zbuluan një thikë në skenën e krimit dhe nisën hetimet për vrasje. Mezher, familja e së cilës është me origjinë nga Libani, kishte disa muaj që punonte në këtë qendër.

Një kushërira e saj tha: “Është e tmerrshme. Ajo ishte një engjëll, një njeri që donte të bënte mirë. Dhe e vranë vetëm pse po bënte detyrën. Kam qarë shumë. Ishte kaq e mirë, kaq e ngrohtë dhe kaq e lumtur. Është faji i politikanëve suedezë që ajo humbi jetën”.

vajza


Familja e 22 vjeçares fajësojn shtetin për politikën që po ndjek në lidhje me krizën e emigrantëve. Suedia është një nga destinacionet kryesore për refugjatët dhe migrantët që hyjnë në BE ndërkohë që krimet e tyre po bëhen të papërballueshme nga autoritet.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)