Suedi, arrestohet deputeti,
akuzohet për ushtrim dhune

Suedi, arrestohet deputeti,<br />akuzohet për ushtrim dhune
Deputeti i ekstremit të djathë suedez, Kent Ekeroth, është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri në muajin nëntor, në ambientet e jashtme të një diskoteke në Stokholm.

“Më 24 nëntor, deputeti, ndërsa po qëndronte në radhë për të hyrë në një diskoteke kur shpërtheu një zënkë. Ai është nën akuzë për ushtrim dhune ndaj një personi”, njofton prokuroria e Stokholmit.

Ndërkohë mediat vendase kishin publikuar gjatë vitit 2016, një video ku deputeti shfaqej duke i dhënë një goditje të befasishme një personi tjetër që qëndronte në radhë.

Nga ana tjetër, deputeti deklaroi se thjeshte ishte mbrojtur pasi ishte sulmuar nga personi ne fjalë.

”Në mënyrë instiktive kam zakon të mbrohen duke i drejtuar agresorit një goditje të lehtë”, është shprehur ai.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje