Suedi, “luftëtari i Star Wars” me 
shpatë në shkollë, vret dy persona 

Suedi, “luftëtari i Star Wars” me <br />shpatë në shkollë, vret dy persona 
Tmerr në Suedi, ku një djalë i maskuar dhe i armatosur me shpatë hyri sot paradite në një shkollë në Trollhättan, në juglindje të vendit, duke vrarë dy persona. Sipas dëshmitarëve, agresori mbante një maskë të filmit Star Ears, dhe ishte I veshur krejt me të zeza. “Menduam se ishte një shaka”-tha njëri prej nxënësve që kishte parë gjithë ngjarjen. 

21 vjeçari fillimisht u fut në një prej bareve të shkollës në Trollhättan, një qendër e qetë industrial me rreth 45 mijë banorë, ku ndodhet shtëpia automobilistike Saab. Më pas agresori nisi të trokasë nëpër dyert e klasave duke goditur me shpatë këdo që i hapte derën.

Bilanci i tragjedisë është dy të vdekur dhe 3 të plagosur. Mes viktimave është një nxënës dhe një mësues. Policia ndërhyri brenda pak minutash dhe pati edhe të shtëna. Një zëdhënës i policisë tha se agresori u plagos dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. shkolla Kronan, ku ndodhi ngjarja frekuentohet nga 400 nxnës të moshave nga 6 deri në 15 vjeç. Kryeministri suedez Stefan Lofven, ka anulluar menjëherë fjalimin e tij në parlament dhe është nisur drejt qytezës, ndërsa e cilësoi një ditë të errët për vendin.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit