Suedi, në ishullin e blinduar nisin bisedimet Washington-Penian për denuklearizimin

Në Suedi ka nisur Samiti i ri midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, për të diskutuar çështjen e armëve bërthamore.

Në ishullin e blinduar rëndë të Lidingo, kanë mbërritur përfaqësuesi i SHBA për Korenë e Veriut, Stephen Biegun dhe diplomati i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

Atmosfera para samitit nuk ka qënë e qetë, veçanërisht pas deklaratave të ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, prej të cilit Peniani zgjodhi të mos heq dorë nga arsenali i tij, pavarësisht dialogut për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është përpjekja e dytë e Washingtonit dhe Penianit për të adresuar këtë vit çështjen që lidhet me mbushjet bërthamore, e cila pason bisedimet në Vietnam, të cilat nuk patën fund të kënaqshëm.

Liderët e të dy vendeve u takuan sërish më vonë, duke rënë dakord për rifillimin e negociatave. Sipas disa analistëve, megjithatë, ekzistojnë mundësi në rritje që të dy vendet të arrijnë një marrëveshje, pas disa muajsh ngërç dhe tension.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër