Në Suedi, përleshjet e paprecedenta shënuan natën e katërt në Stokholm, një prej kryeqyteteve europiane me nivelin më të lartë të sigurisë dhe rendit publik. Të paktën një restorant dhe rreth 40 makina të djeguara është bilanci i dëmeve materiale.

Tre policë u lënduan pasi protestuesit qëlluan me gurë forcat e rendit, të cilët u kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës. Shkaku i vandalizmit është e motivuar nga vrasja e një emigranti në një lagje të Stokholmit ku jeton pjesa më e varfër dhe e populluar nga emigrantë të huaj.

Policia tha se emigranti i rezistoi arrestimit dhe kërcënoi me thikë. Trazirat më të këqija u regjistruan në jug të kryeqytetit të Stokholmit dhe jo në veri ku edhe protestat nisën gjatë së shtunës.

Një zëdhënës i policisë tha se huliganët përbëhen nga një miks personash të grupeve të ndryshme etnike apo racore. Protestuesit thonë se vrasja e emigrantit zbulon racizmin kundër pakicave etnike.

Kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt, deklaroi se çdo person përgjegjës për prishjen e rendit do të dalë para drejtësisë dhe se djegia e një makine nuk është një e drejtë e lirisë së mendimit dhe shprehjes, por vandalizëm.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)