Suedi, protestë e dhunshme në
Stokholm, dhjetëra automjete në flakë

Suedi, protestë e dhunshme në<br />Stokholm, dhjetëra automjete në flakë
SUEDI-Një protestë e dhunshme është zhvilluar gjatë mbrëmjes së sotme në Stokholm të Suedisë.

Shkak  për protestën ka qenë arrestimi i një të dyshuari për trafik droge pranë stacionit nëntokësor  “Rinkeby” , ndërkohë që lajmi i arrestimi të të dyshuarit çoi në fillimin e një proteste të dhunshme në lagjen me te njëjtin emër, ku ende mbetet mister për autoritetet, arsyeja e nisjes së kësaj proteste.

Protestuest u kanë vendosur flakën disa automjeteve të cilat ndodheshin në zonë, si dhe kanë qëlluar me gurë forcat e policisë.

Ndërkohë sipas raportimit të mediave lokale, gjatë protestës janë dëmtuar edhe shumë dyqane në zonë.

“Turma e të rinjve erdhi duke u rritur, e më pas filloi të sulmonte dyqanet dhe objekte të tjera në zonë. Pati konfrontime edhe me policinë”, deklaroi shefi i policisë, Jan Evensso.

Ndërkohë nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve raportohet të kenë mbetur të lënduar disa persona.

Lagjja “Rinkeby”, njohet si një prej “zonave të brishta” të Suedisë.  Protesta të dhunshme janë zhvilluar edhe në vitin 2013 në lagjen “Husby” , e cila është një zonë ku jetojnë një numër i madh emigrantësh

Redaksia  Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim