Gjatë takimit, Kryeministri Rama e falenderoi homologun Lövfen për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë, sidomos sa i takon edhe procesit të integrimit europian.
Gjithashtu edhe marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan të shkëlqyera ku dhe Kryeministri Lövfen përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra. Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.
Ndërkaq përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shqiptare, thekson se me Löfven është biseduar për politikën e re rajonale të vendit tonë, marrëdhëniet me Shqipëri-BE si dhe për thellim të bashkëpunimit dypalësh.
“Drekë pune me kryeministrin suedez për politikën tonë të re rajonale, marrëdhëniet me BE dhe bashkëpunimin dypalësh.” shkruan Rama
Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Dreke pune me kryeministrin suedez per politiken tone te re rajonale, marredheniet me BE dhe bashkepunimin dypalesh pic.twitter.com/1PHoFXbXH5
— Edi Rama (@ediramaal) November 14, 2014
Rama: Në Suedi takim me ambasadorët për politikën e jashtmeKryeministri Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Suedi, përmes rrjetit social ’Twitter’ bën të ditur se ndodhet në takim me ambasadoret suedeze të Rajonit.
Takimi në Stokholm sipas kryeministrit Rama zhvillohet lidhur me dinamikën e re të politikës sonë të jashtme. Vizita e Ramës në Suedi vjen pas takimit dyditor në Serbi.
Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)