Suedi, të rinj të maskuar iu vënë flakën rreth 80 makinave (VIDEO)

Suedi, të rinj të maskuar iu vënë flakën rreth 80 makinave (VIDEO)

Pamje nga qyteti në Suedi

Në qytete të ndryshme të Suedisë, disa të rinj  të maskuar kanë djegur 97 automjete. Mediet në Suedi raportojnë se në rajonet Frolunda dhe Hjallbo të qytetit Goteborg janë djegur rreth 80 automjete, në rajonin Skarhalmen të Stockholmit 7, në Uppsala 6 dhe Helsingborg 2 automjete.

Drejtuesi i Policisë së Goteborg-ut tha për SVT-në se janë dërguar përforcime të shumta policore e zjarrfikës, dhe se pranë mjeteve, ato kanë gjetur gurë dhe lëndë të gatshme për të shpërthyer.

Claes Dahlstrom bëri të ditur se automjetet janë djegur nga të rinj të maskuar. Ai ka deklaruar se nga ngjarjet nuk ka të plagosur dhe se Policia e Goteburgut ka nisur operacionet për të identifikuar dhe kapur agresorët e kësaj ngjarje. 

Ndërkohë, lidhur me ngjarjet ka reaguar dhe kryeministri Stefan Löfven, duke u shprehur se keni djegur të ardhmen tuaj dhe të familjeve tuaja.

Keni djegur të ardhmen tuaj. Keni djegur të ardhmen e familjeve tuaja dhe të të gjithë fqinjëve tuaj. Populli duhet të reagojë ndaj kësaj dhe nuk duhet të lejojë ngjarje të tilla.

Kryeministri suedez, Stefan Löfven

Por Lofven ka shtuar më tej se zjarrvëniet në qytete të ndryshme mund të jenë një sulm i organizuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari