Suedi, të shtëna me armë drejt
një supermarketi me njerëz

Suedi, të shtëna me armë drejt<br />një supermarketi me njerëz<br>
SUEDI- Shtatë vetë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket të mbushur me njerëz në Suedi, por policia ka përjashtuar mundësinë që sulmi të lidhet me ndonjë sulm terrorist.

Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Trelleborg, me orën lokale 23:30.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë rrethimin e zonës ku është kryer sulmi.

Policia suedeze raportoi se nuk ka patur vitkima, por 4 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Një zëdhënës deklaroi se në vendin e ngjarjes u gjetën disa njerëz me plagë të marra nga plumbat që u shkarkuan mbi supermarket.

Sipas raportimeve te mediave suedeze kjo zonë njihet për aktivitetet kriminale të bandave, të cilat jo pak herë kanë patur konflikte me të shtëna me armë zjarri.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv