Suedi, vrasjet në shkollë për motive
raciste, autori kish 'simpati' Hitlerin
Motivet raciste kanë shtyrë ekzekutor e ditës së djeshme në Suedi të vrasë një mësues dhe një nxënës 17-vjeçar. Lajmi është konfirmuar nga shefi i policisë Niclas Hallgren i cili tha se këto konkluzione kanë dalë pasi në banesën e vrasësit janë konstatuar shumë sende dhe shkrime të tij raciste.
Motivet raciste kanë shtyrë ekzekutorin e ditës së djeshme në Suedi të vrasë një mësuese dhe një nxënës 17-vjeçar. Lajmi është konfirmuar nga shefi i policisë Nicolas Hallgren i cili tha se këto konkluzione kanë dalë pasi në banesën e vrasësit janë konstatuar shumë sende dhe shkrime të tij raciste.
"
Ne kemi arritur në këtë konkluzion bazuar në atë që kemi gjetur kur kemi kontrolluar banesën e tij dhe sjelljen e tij gjatë aktit, dhe gjithashtu në bazë të asaj se si ai zgjodhi viktimat e tij", u shpreh Hallgren.
Mediat suedeze thonë se llogaritë e të dyshuarit në “Facebook” dhe “YouTube” sugjerojnë se ai kishte një simpati për Hitlerin dhe Gjermaninë Naziste, si edhe armiqësi ndaj Islamit dhe imigracionit.
Qeveria e Suedisë ka reaguar për vrasjet. Para se të vizitonte skenën e sulmit, kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se kjo ishte një "ditë e zezë" për gjithë vendin.
"
Shkolla është menduar të jetë vendi për të mësuar, për të krijuar miqësi dhe jo për tragjedi”, tha Lofven.
Një ditë më parë 21-vjeçari, ende i paidentifikuar, u vesh me maska Halloweeni dhe hyri në shkollën Kronan të Trollhattan duke vrarë me shpatë një mësuese dhe një nxënës 17-vjeçar, ndërsa më vonë është ekzekutuar nga policia. Me heret i riu kishte bere edhe foto me nxenesit.
Të enjten në mbrëmje dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës së shkollës për t'i bërë nderimet për viktimat duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule.
Shkolla Kronan ka 400 nxënës, ku mësojnë dhe shumë fëmijë të emigrantëve. Trollhattan është një qytet industrial në perëndim Suedisë. Sulmet në shkolla janë të rralla në Suedi, me vetëm një incident në 20 vitet e fundit.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
35.4%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk do shkojë në burg, por Trump do dënohet! Gjykatësi shpall vendimin më 10 janar
4 Janar, 07:22
-
Është një kohë e mirë për të forcuar lidhjet...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
4 Janar, 07:03
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15