Një ngjarje e rënd ka ndodhur në Stokholm të Suedis, një 20-vjeçar me sindromën Down u vra nga policia, pasi kishte në dorë një pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen e Vasastanit. Djaloshi ishte larguar nga shtëpia e tij që në mëngjes, ndërsa mbante me vete dhe një pistoletë lodër.

I riu mbante në dorë një objekt të ngjashëm me armë, policia e interpretoi këtë situatë si armiqësore dhe hapi zjarr.

     Shpjegoi prokurori i çështjes.

Nëna e viktimës ndihej në një gjendje shoku për humbjen e djalit të saj.

Ne jemi shkatërruar plotësisht…Jemi në një gjendje shoku.

Ai nuk ishte në gjendje të kërcënonte askënd, e vetmja gjë që mund të bënte ishte përqafimi dhe puthja.

Djali ishte si arushi më i këndshëm dhe më paqësor në botë.

                       Nëna e viktimës, Katarina Soderberg