Suedi, Wikileaks: Bildt
nuk pëlqen shqiptarët

Suedi, Wikileaks: Bildt<br />nuk pëlqen shqiptarët
E-maili i parë që sulmon ministrin e jashtëm suedez, Carl Bidt, ka ardhur nga Wikileaks. Faqja ueb ka filluar të publikoj sot, rreth 5 milion dokumente të detajuara se si kompania e inteligjencës së SHBA, Stratfor, ka grumbulluar informacionet.

Kompania i kalon shërbime dhe informacione konfidenciale korporatave të mëdha dhe agjencive qeveritare, duke përfshirë këtu edhe departamentin e sigurisë së brendshme të SHBA, marina e SHBA dhe agjencisë sekrete të mbrojtjes.

Wikileaks premtoi sot të zbulojë sot, informatorët e Stratfor, strukturën e pagesave, teknikën e larjes së parave dhe metodat psikologjike të përdorura nga kompania.

Katër dit më parë, faqja duket se vuri në shënjestër zotin Bildt – kryeministri suedez në vitet 1991 – 1994 dhe ministër i jashtëm që prej vitit 2006.

Fushata e Wikileaks mbahet për të ndaluar Suedinë të ekstradojë krijuesin e Wikileaks, Julian Assange, në SHBA, ku do duhet të përballet me akuzën e spiunazhit.

E-maili i parë i Bildt erdhi në mëngjes herët, në një grup prej 200 mesazhesh të lëshuara brenda një ore nga Wikileaks. Mesazhi ishte relativisht i padëmshëm. Sipas të dhënave të Stratfor, Bildt ka mardhënie të këqija me kryeministrin aktual të Suedisë, John Reinfeld.

“Bildt beson se Suedia duhet të bëhet një superfuqi botërore” lexohet në mesazhin “SW501”.

“Bildt flet shumë për sferën tradicionale të influencës së Suedisë në Balltik dhe aleatët në Ballkan” lexohet në SW501, ku i shkruan kontaktit të tij në Stratfor, Marko Papic.

“Nga eksperienca e tij në Ballkan ai shprehet se nuk pëlqen kroatët dhe shqiptarët. Ai është shumë kritik edhe ndaj Rusisë” lexohet në SW501.

Wikileaks premton se ka ende shumë për tu publikuar. “Kemi dokumente që tregojnë lidhjen e afërt ndërmjet Carl Bildt dhe zyrtarët e Uashingtonit” shprehet Kristinn Hfransson, zëdhënësi i Wikileaks.

“Duket se ky do të jetë fundi i karrierës politike të zotit Bildt” shprehet një person i brendshëm i Wikileaks. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë