Suedia dhe Britania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtje para vendimit për anëtarësimin në NATO
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologia e tij suedeze, Magdalena Andresson. Stokholm, 11 maj 2022.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe homologia e tij suedeze, Magdalena Andresson, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje në rast sulmi, në kohën kur Suedia po e shqyrton anëtarësimin e saj në NATO.
“Nëse Suedia do të sulmohej dhe do të kërkonte ndihmë nga ne, atëherë ne do t’i vinim në ndihmë”, deklaroi Johnson gjatë një konference të përbashkët për shtyp të zhvilluar në Suedi.
Nën Deklaratën Politike të Solidaritetit, “Nëse një prej dy shteteve do të vuante pasojat e një fatkeqësie apo të një sulmi, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia do t’i vinin në ndihmë njëri-tjetrit në një mënyra të ndryshme...ku mund të përfshihen edhe ndihmat ushtarake”, shtoi Andresson.
Johnson pritet të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme në Helsinki këtë të mërkurë, sipas zëdhënësit të tij.
Suedia dhe Finlanda do të vendosin në ditët në vijim nëse do të heqin dorë nga dekada paanshmërie dhe t’i bashkohen NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Të kujdesshëm mos shkaktojnë zemërimin e Moskës pasi kjo e fundit kundërshton çdo zgjerim të NATO-s, dy vendet nordike kanë kërkuar garanci sigurie nga anëtarët e NATO-s se do të mbrohen gjatë periudhës së ndërmjetme midis paraqitjes së aplikimit dhe marrjes së anëtarësimit të plotë.
Helsinki dhe Stokholmi kanë zhvilluar bisedime me anëtarët e fuqishëm të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, por dokumenti i nënshkruar me Britaninë është marrëveshja e parë e bërë publike./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.7%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36