Suedia ekstradon në Turqi një anëtar të dënuar të Partisë Kurde

Suedia ekstradon në Turqi një anëtar të dënuar të Partisë Kurde

Suedia ka ekstraduar një anëtar të dënuar të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqi si një hap drejt anëtarësimit në NATO mes presionit të Ankarasë, raportojnë mediat e huaja.

Mahmut Tat u dënua me 6 vite e 10 muaj burg për anëtarësim në PKK në Turqi, i cili më pas u zhvendos në Suedi në vitin 2015, por kërkesa e tij për azil u refuzua.

Pas mbërritjes së Tatit në aeroportin e Stambollit, ai u kap nga policia turke dhe u dërgua në gjykatë të shtunën.

Në maj, Finlanda dhe Suedia njoftuan ofertat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Por Turqia e ka penguar procesin lidhur me shqetësimet "legjitime" të Ankarasë, pasi ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë në veçanti për sigurimin e një strehë të sigurt për grupet e paligjshme kurde që i konsideron "terroriste" dhe ka ndaluar ratifikimin e ofertave të tyre në NATO.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen