Suedia kryesuese e BE-së, Nikolla: Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor! Vlerësime për presidencën Çeke

Suedia kryesuese e BE-së, Nikolla: Vazhdimësi e politikave të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor! Vlerësime për presidencën Çeke


Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar Suedinë, e cila mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, që do t'i zgjasë deri në fund të muajit qershor.

Në një deklaratë për mediat, Nikolla vlerëson presidencën Çeke duke kujtuar ngjarje më të rëndësishme që u shënuan gjatë  kryesimit të saj si: nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe arritja e konsensusit për liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Pas përfundimit me sukses të Presidencës Çeke, Suedia mori Presidencën e rradhës së BE.

Angazhimi për mbështetjen e Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë kundër agresionit të Rusisë nuk e pengoi BE-në të hedhë hapa të vendosur drejt zgjerimit  dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë Presidencës Çeke Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Shtetet anëtare dhanë gjithashtu pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces që do të realizohet brenda vitit 2023. Samiti BE-Ballkan Perëndimor i 6 dhjetorit ishte një sukses për Shqipërinë, rajonin dhe vetë BE-në.

Përgëzime kolegëve, Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, dhe Miloš Vystrčil, Kryetar i Senatit, për kontributin parlamentar në suksesin e Presidencës Çeke të BE-së, mbështetjen parlamentare të politikave të zgjerimit dhe fillimit të negociatave me Shqipërinë. Një Evropë më e sigurt, më e lirë, më e gjelbër, integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e popujve të rajonit në BE do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze.

Urime Kryetarit të Riksdag, Andreas Norlén, për përgatitjet për një dimension të fuqishëm parlamentar të Presidencës suedeze, për të cilat do të diskutojmë me kolegët kryeparlamentarë evropianë në 26 janar.

Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave.”, shkruan Nikolla.


Lajmi kryesor:

Suedia në kryesimin e Presidencës së BE-së, prioritet edhe Ballkani Perëndimor


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja