Suedia: Nuk duhet të përsërisim krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë si ajo e vitit 2015

Suedia: Nuk duhet të përsërisim krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në Evropë si ajo e vitit 2015

 'Ne nuk mund ta përsërisim situatën e vitit 2015, ne morëm 12% të refugjatëve, por nuk mund ta bëjmë përsëri këtë tani', tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, duke folur në një konferencë shtypi të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Andersson bëri thirrje për një shtysë në dhënien fund luftës, gjithashtu i njohu Polonisë ndihmën e dhënë në pritjen e refugjatëve ukrainas.

Kujtojmë se në vitin 2015, në Suedi kërkuan azil 156,400 njerëz, sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Suedia ishte marrësi i tretë më i madh i kërkesave për azil pas Gjermanisë (me 441,900 kërkesa) dhe Shteteve të Bashkuara (me 172,700 kërkesa).


Lajmi kryesor:

Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës