Suedia pushon hetimet ndaj
themeluesit të WikiLeaks
Prokurorët suedezë njoftuan se kanë pushuar hetimin shtatëvjeçar për përdhunim ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.Në një deklaratë të zyrës së prokurorisë thuhej se Prokurorja e përgjithshme Marianne Ny vendosi të ndërpresë hetimet paraprake.
Prokurorët suedezë njoftuan se kanë pushuar hetimin shtatëvjeçar për përdhunim ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.
Në një deklaratë të zyrës së prokurorisë thuhej se Prokurorja e përgjithshme Marianne Ny vendosi të ndërpresë hetimet paraprake.
Themeluesi i WikiLeaks kërkohej nga Suedia lidhur me një akuzë për përdhunim. Por ai kishte përfituar azil nga Ekuadori dhe prej vitit 2012 banon në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të shmangur arrestimin dhe ekstradimin.
Ndërkohë, Departamenti amerikan i Drejtësisë po e heton Jualian Assange-in që nga viti 2010, kur WikiLeaks publikoi mijëra dosje sekrete amerikane.
Muajin e kaluar, në një fjalim në Uashington, drejtori i CIA-s Mike Pompeo tha se në vitin 2010, WikiLeaks udhëzoi një analist të zbulimit të ushtrisë amerikane për të interceptuar "informacione sekrete specifike që kishin të bënin kryesisht me Shtetet e Bashkuara".
Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se Rusia përdori WikiLeaks-in për të publikuar emaile të ish kandidates presidenciale Hillary Clinton përpara zgjedhjeve vitin e kaluar.
Besohet se hakerë që punojnë për Rusinë hynë në llogaritë e internetit të zyrtarëve të fushatës Clinton si dhe atyre të Komitetit Kombëtar Demokrat. Ata i publikuan emailet në WikiLeaks, në një përpjekje që mesa duket synonte ndërhyrjen në rezultatin e zgjedhjeve.
Njoftimi i së premtes nënkupton se 45-vjeçari Assange nuk është më në hetime në Suedi.
Policia britanike tha se Assange do të arrestohet nëse largohet nga ambasada. Policia tha se ka një urdhër arresti ndaj tij për mosparaqitje në gjykatë më 29 korrik të vitit 2012 dhe ajo është e detyruar ta zbatojë.ZA
Redaksia Online
e.m/Shqiptarha.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.9%
-
Jo
49.6%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01