Suedia si Gjermania, do dëbojë
mbi 80 mijë azilkërkues të refuzua

Suedia si Gjermania, do dëbojë<br />mbi 80 mijë azilkërkues të refuzua
Suedia pritet që të dëbojë mbi 80 mijë azilkërkues, aplikimet e të cilëve janë refuzuar. Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm suedez, Anders Ygeman. Së bashku me Gjermaninë, vendi skandinav është një destinacion kryesor për refugjatët dhe emigrantët që hyjnë në BE ilegalisht.

Ministri Ygeman  tha se do të përdoren avionët çarter për të transportuar emigrantët brenda disa viteve. “Ne jemi duke folur për 60 mijë njerëz, por numri mund të shkojë deri në 80 mijë”, u shpreh  ministri.

Suedia, është një nga vendet e Bashkimit Europian që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në raport me popullsinë e saj.
Gjithsesi, deklaratat për dëbime nga Suedia erdhën në një kohë kur Europa nuk po arrin të përballojë fluksin e refugjatëve të cilin nuk e po ndal as temperaturat poshtë zeros. 

Ndërkohë, vrasja e 22-vjeçares nga një djalosh somalez ditë më parë në një qendër refugjatësh detyroi zyrtarët suedezë që të kërkojnë më shumë siguri në këto kampe dhe qendra.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij