Suedia: Turqia na kërkon shumë në këmbim të anëtarësimit në NATO
Ulf Kristersson dhe Recep Tayyip Erdogan
Suedia është e bindur se Turqia do ta miratojë kërkesën e saj për t'u anëtarësuar në aleancën ushtarake të NATO-s, por nuk mund të përmbushë të gjitha kushtet që Ankaraja ka vendosur për mbështetjen e kësaj kërkese, tha të dielën kryeministri suedez.
"Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që kemi thënë se do të bëjmë, dhe gjithashtu kërkon gjëra që ne nuk mund ose nuk duam t'ua japim", tha kryeministri Ulf Kristersson gjatë një konference në Suedi.
Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022, duke synuar të kapërcejnë kundërshtitë e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Dy vendet aplikuan në maj për t'u bërë pjesë e NATO-n, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë, por Turqia kundërshtoi dhe akuzoi këto vende se po strehonin militantë, përfshirë përfaqësues të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e shpallur nga Turqia si një organizatë politike e jashtëligjshme.
Një çështje problematike ka qenë dhe ekstradimi i atyre personave që Turqia i konsideron si terroristë. Ankaraja shprehu zhgënjimin me një vendim në fund të vitit të kaluar të marrë nga Gjykata e Lartë suedeze për të bllokuar një kërkesë për ekstradimin e një gazetari, me lidhje të dyshuara me klerikun islamik Fetullah Gulen, i fajësuar nga Turqia për tentativë për grusht shteti./VOA
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Mourinho telefonon Ronaldon, e fton të rikthehet në Evropë! Gati klubi i ri
22 Nëntor, 16:08
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit
21 Nëntor, 09:51
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor, 08:41
-
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO
20 Nëntor, 19:15
-
Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zv.sekretare e NATO-s
19 Nëntor, 13:19
-
Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e luftës
18 Nëntor, 16:29
-
Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut
18 Nëntor, 08:30
-
‘Urban Operation 24’, Toga e Këmbësorisë mbyll me sukses stërvitjen në Bullgari, Vengu: Dëshmi e investimit në ushtri, angazhim për paqe dhe stabilitet bashkë me NATO-n (VIDEO)
17 Nëntor, 16:04
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49