Suella Braverman 'kryqëzohet' pas deklaratës për të pastrehët: Nuk lejojmë që në rrugët tona të ngrihen tenda me njerëz, atë stil jetese kanë zgjedhur

Suella Braverman 'kryqëzohet' pas deklaratës për të pastrehët: Nuk lejojmë që në rrugët tona të ngrihen tenda me njerëz, atë stil jetese kanë zgjedhur

Suella Braverman

Sekretarja britanike e Brendshme, Suella Braverman është kritikuar sërish për një deklaratë të bërë më herët ku është shprehur se  njerëzit e pastrehë në rrugët e Britanisë qëndrojnë të tillë sepse zgjedhin atë lloj jetese. 

"Nuk mund të lejojmë që në rrugët tona të ngrihen tenda plot me njerëz, kryesisht të huaj që zgjedhin të bëjnë këtë mënyrë jetese”, shkroi Braverman në platformën X (ish-Twitter). 

Deputeti anglez Bob Blackman duke kundërshtuar këtë pozicion të Braverman tha për gazetën The Observer se njerëzit e pastrehë në rrugët e Anglisë nuk e bëjnë këtë për stilin e jetesës, raportojnë mediat e huaja. 

"Është përtej kësaj. Çdo rast është unik. Nuk do ta përdorja kurrë gjuhën e Braverman-it”, tha deputeti anglez, duke theksuar se sekretari i Punëve të Brendshme duhet të përdorë një gjuhë më të kujdesshme.

Suella Braverman i bëri këto komente si një paralajmërim për planet e qeverisë ku ajo bën pjesë, për heqjen e këtyre tendave të ngritura nga të pastrehët. Sipas saj, mënyrat e tilla të akomodimit brenda zonave urbane nga të huajt duhet të marrin fund.

“Nuk mund të lejojmë që rrugët tona të bllokohen nga të huajt që zgjedhin këtë lloj jete”, tha Braverman.

Aktivistët e të drejtave të njeriut protestuan jashtë zyrës së Suella Braverman në qendër të Londrës. Ata i bënë thirrje atij që të ndalojë nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe frikës ndaj të huajve, pasi ata bënë thirrje për t'i dhënë fund kulturës raciste brenda Ministrisë së Brendshme. 

Numri dy i Partisë Laburiste, Angela Rayner, tha se pas 13 vitesh në pushtet, fajin e kanë vetëm konservatorët dhe jo të pastrehët në rrugë. Edhe kryeministri Rishi Sunak u distancua nga gjuha e ashpër e Braverman.

Sipas shifrave të publikuara nga qeveria britanike në tetor, në Britani nga marsi 2022 deri në mars të këtij viti 104,510 familje jetonin në strehim të përkohshëm, një rritje prej 10% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një numër i paprecedentë që nga viti 1998.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare