Sukaj shpëton Partizanin nga humbja
ndaj Flamurtarit, përplasen tifozët

Sukaj shpëton Partizanin nga humbja<br />ndaj Flamurtarit, përplasen tifozët
Partizani bën një hap fals që mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi humbi dy pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion përballë Flamurtarit, që e ndali në një barazim dramatik në Tiranë me rezultatin 1-1.

Fati, mungesa e finalizimit, por pa hequr edhe meritën e kuqezinjve të Vlorës që janë rikthyer fuqishëm  ndalën partizanët e kuq në shtëpi.

Për mënyrën dhe rrjedhën e lojës, Flamurtari qanë humbjen e 2 pikëve, pasi ishte në avantazh për shumë minuta, por dalja me karton e kuq e Bruno Telushit në fillim të pjesës së dytë ndërlikoi gjithçka duke i detyruar që të tërhiqeshin duke i dhënë më shumë mundësi Partizanit që e shpëtoi Sukaj në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Përsa i përket kronikës së ndeshjes, loja nisi me intensitet të lartë nga të dy ekipet dhe raste për diskutim.

Në minutën e 16, Halilaj ndërhyri mbi vijën fatale, topi iu përplas në trup Lacostes dhe iu drejtua sërish rrjetës, por grushtoi sërish Halili, përtej vijës fatale, sipas pamjeve, por për gjyqtarin Pashaj loja duhej të vazhdonte.

Në foto: Momenti që topi kaloi vijën fatale të portës
partizani
Pas minutës së 30 Flamurtari mori frenat e lojës në kontroll dhe u shpërblye me një gol të shënuar nga Ylli Hoxha, pasi kapi në befasi mbrojtjen vendase. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën, dalja e Telushit qetësoi Partizanin që u zhvendos i gjithi në sulm për të gjetur golin vetëm në minutën e fundit me Sukajn, që u fut si zëvendësues.

Shkodrani shënoi pas një aksioni perfekt mes Mazrekajt, Kalarit dhe Bathës duke sjellë edhe festën e ‘çmendur’ të tifozëve të kuq në shkallët e stadiumit me fishekëzjarrë dhe brohoritje.

Në foto: Shoqërimi i tifozëve të Partizanit nga policia
partizani
Disa prej ultrasve të kuq u shoqëruan nga policia pas përplasjes me efektivët në stadium. Ndërsa edhe 8 minutat shtesë që dha arbitri pas ndërprerjes së lojës pas përplasjes mes Sukajt dhe Halilit nuk i mjaftuan Partizanit për të kthyer rezultatin që u mbyll 1-1.

Me këtë rezultat Partizani kryeson i vetëm kampionatin, të paktën deri në përgjigjen e Skënderbeut të dielën. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës