Sukseset e pianistes 15-vjeçare,
Iva Zurbo në Gjermani

Sukseset e pianistes 15-vjeçare,<br />Iva Zurbo në Gjermani
Pianistja Iva Zurbo është nxënëse në Liceun Artistik "Jordan Misja". Kur qe 6 vjeç ka studiuar në klasën e mësueses me përvojë të suksesshme Valbona Kasaj.

Iva sapo ka mbaruar me rezultate të larta klasën e 9-të. Por e evidentuar për arritjet e saj të njëpasnjëshme në provime, konkurse, festivale e takime kombëtare, mbarëkombëtare e ndërkombëtare.

Ajo është në vazhdim të jetës së saj koncertale.

Ishte vetëm 6 vjeç, kur koncertoi për herë të parë si e ftuar në "Duetet Pianistike"( foto vetë), dhe vit pas viti ajo rriti aftësitë interpretuese e mbështetur nga mësuesja e saj Valbona, por edhe mundësive promovuese të talenteve që organizonte shoqata EPTA- Albania, (seksioni shqiptar i European Piano Teacheres Assotiation me qendër në Londër) krijuar 1994.

pjanistja
Pianistja Iva Zurbo në moshën 6 vjeçare

Kjo shoqatë, prej 23 vjetësh organizon masterclasse, promovime librash teorikë e pianistikë, koncerte brenda e jashtë vendit si dhe festivale, e takime mbarëkombëtare që motivojnë pianistët e rinj.

Bashkëpunimi i saj me institucionet tona artistike dhe atyre pedagogjike europiane, duke ftuar çdo vit personalitete të pedagogjisë pianistike botërore nga Italia, Franca, Gjermania, Anglia, por dhe Holanda, Norvegjia, Izraeli e Kanadaja, gjë që i ka pas munguar shkollave tona në sistemin që lamë pas, kanë rritur ndjeshëm nivelin e arritjeve tona pianistike.

Nëse vite më parë, talentet tona numëroheshin me gishta, falë këtyre aktiviteteve e kontakteve sistematike, shumë nga ish nxënësit pianistë të aktiviteteve të lartpërmendura punojnë ose vazhdojnë studimet jashtë vendit, Itali, Gjermani, France, Holandë , Norvegji, por dhe SHBA, ose vazhdojnë veprimtari të suksesshme në vend, si pianistet Klejda Tare, Zamir Kabo, Herton Mikeli etj.

Një ndihmë të veçantë konkrete për këto arritje kanë dhënë pedagogët e huaj, të ftuar në juritë e 23 edicioneve të festivalit "Pianisti i Ri", që angazhon në rang mbarëkombëtar nxënës nga 6-18 vjeç, që debutojnë të grupuar sipas moshës në 5 kategori përpara jurisë.

Një prej këtyre pedagogëve, i ftuar disa herë radhazi në festivalin "Pianisti i Ri " për kontributin e çmuar që jep, është profesori gjerman Heribert Koch.
Prof Koch, pedagog ne Universitetin e Arteve në Munsten, njëherësh dhe president i EPTA-Gjermanisë, i njohur në qarqet pedagogjike për evidencimin e talenteve të veçantë nga vende të ndryshme, por dhe për evidencimin e vlerave të krijimtarisë pianistike pak të njohura, ka treguar vëmendje të veçantë dhe për talentet tona.

Duke ofruar masterclase për fituesit e çmimeve pas çdo festivali, ai ka promovuar vazhdimisht talente.

Gjatë viteve 2004 - 2013 ai punoi veçanërisht me dy motrat pianiste vlonjate, Annarita e Lajda Hitaj, nxënëse të Shkollës "Naim Frashëri", Vlorë, duke u dhënë mësime e mbështetje altruiste në Gjermani në promovim të talentit të tyre,që sot, studiojnë në Universitetet e Gjermanisë.
 
Por ai e vazhdon këtë veprimtari. Ai ka filluar trajnimin e Iva Zurbos që më 2015 krahas punës pedagogjike të mësueses së saj në Tiranë, duke i mundësuar Ivës realizimin e disa koncerteve shumë të suksesshme në Gjermani si: Koncertin Mozart ne Re Minor për piano e orkestër me Orkestrën e qytetit Duren me 2015, koncertin Mozart ne Re maxhor për piano e orkestër me orkestrën e Monnheim, më 2016-n, si dhe "Kapricin Brillant" të Mendelhsonit me orkestër për dhe shumë koncerte në Aachen, Duren, Munsten, Bonn, për dhe si e ftuar në Konferencën e EPTA- Poloni, ku interpretoi në Pragë vepra e Beethoven-it e Liszt.

[gallery]23012[/gallery]
Aktualisht, koncerti i saj me orkestrën e RTSH- s dt 14 Korrik 2017, përbën suksesin më të freskët të saj.

Falë bashkëpunimit të EPTA-Albania-s me Drejtorinë e RTSH, për promovimin e talenteve të spikatur, ajo do të interpretojë Koncertin për Piano dhe Orkestër, të kompozitorit francez Camill Saint_ Saens Nr 2 Op 22, nën drejtimin e dirigjentit me përvojë ndërkombëtare Oleg Arapi e drejtor artistik Sokol Toto. Në mbështetje të saj për këtë koncert ka ardhur përsëri prof. Heribert Koch nga Gjermania, ashtu si veproi disa vjet më parë, me nxënësen vlonjate Annarita Hitaj që interpretoi Koncertin e Rahmaninivit nr. 2 me orkestrën e RTSh-së.

Por ishte një ngjarje në vlera unike, çka ndodhi në dy performancat e Ivës para dy komisioneve të ndryshme që u shprehën me të njëjtën "gjuhë"; njëra në provimin e pianos në përfundim të vitit të 9-të në Liceun Artistik "J. Misja" dhe tjetra në konkursin e pranimit për në Akademinë Muzikore në Munstem.

Ndonëse të realizuara në diferencën 10-ditore nga njëra-tjetra, me komisione e me programe krejt të ndryshme, në përfundim të programit të saj, të dyja komisionet e pedagogëve, si ai shqiptar në lice dhe ai gjerman në Munsten, duartrokiten të entuziazmuar për arritjet e saj.
 
Këto duartrokitje spontane të menjëhershme, bënë publik pranimi e saj në Akademinë Muzikore në Munchen dhe përcaktuan pozicionin e saj si pianistja më e mirë e klasës, ku ajo do të ndjekë studimet këtë vjeshtë.

Por sukseset e saj nuk përfundojnë këtu. Në vazhdimësi të vlerësimit të aftësive të Ivës, dt 14 Janar 2018, për vlerat e saj, është promovuar një koncert tjetër recital i saj në Castelo Schloss Burgan, Duren në Gjermani.
 
Si rrjedhim del qartë se kontaktet me botën, aktivitetet e shoqatave 'Shopen', në Tiranë, “Këngët e Tokës” në Ksamil, Pjetër Gaci në Shkodër, krahas asaj të EPTA- Albanias kanë motivuar shkollat tona artistike të kenë progrese të ndjeshme për formimin e talenteve që na nderojnë kudo me seriozitetin e temperamentin mesdhetar.

Në këtë kontekst, një pozicion të veçantë zë Liceu Artistik' Jordan Misja', si shkolla 'Meme' 70-vjeçare që ka nxjerrë breza artistësh të çdo fushe, e duke mbetur historikisht institucioni i parë artistik, që me përvojën e tij ka formuar korifej të artit tonë vokal, instrumental, si dhe piktorë e skulptorë të shquar ne na nderojnë kudo që ndodhen.

Kjo shkolle sot, fal vëmendjes së qeverisë sapo është rikonstruktuar dhe pajisur me instrumente cilësore që e bëjnë të vazhdojë të kontribuojë në një prodhimtari të pasur aktivitetesh artistike brenda e jashtë vendit, por duke merituar kështu një vëmendje më të madhe ndaj statusit të saj në të ardhmen, si Shkollë Kombëtare, e jo thjesht gjimnaz me drejtim të komanduar.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur