Suksesi i shqiptarëve në botë, kirurgu shqiptar emërohet drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich

Suksesi i shqiptarëve në botë, kirurgu shqiptar emërohet drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich

Prof. dr. Omer Xhemali

Mjeku kardiokirurg nga Tetova, Prof. Dr.Omer Xhemali  është emëruar drejtor i Klinikës Universitare së Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër.

Xhemaili është një kirurg mjaft i njohur, i cili ka lindu në Tetovë vitin 1970 dhe ka mbaruar studimet e mjekësisë dhe specializimin për kardiokirurg në Gjermani, ku dhe ka punuar një kohë të gjatë në klinika të ndryshme në këtë shtet.

Ai është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve tjerë dhe materialeve shkencore. Në vitin 2007 ai është zgjedhur si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë